Pas protestave masive në Serbi, ngrihet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

4 Mars 2025, 15:09 / BOTA ALFA PRESS

Pas protestave masive në Serbi, ngrihet aktakuzë për shembjen e

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 perosna.

Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

“Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviç.

Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë.

Prej se ka ndodhur ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por protestat e tyre vazhdojnë./REL

 

Po ndodh...