PD firmosi koalicion me 25 parti, Rama ironizon Berishën dhe aleatët e tij: Fronti i Noc Rrokut!

4 Mars 2025, 13:15 / POLITIKË ALFA PRESS

PD firmosi koalicion me 25 parti, Rama ironizon Berishën dhe aleatët e

Pas formimit të koalicionit të PD-së, e cila firmosi aleancë me 25 parti politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë me ndjekësit një video me disa bufë.

Me ton ironizues Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Fronti i Noc Rrokut!”

Kujtojmë se Partia Demokratike ka arritur koalicion me 25 parti të tjera politike.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore “PD-ASHM”.

Partitë përbërëse të koalicionit janë:

1 Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Sali Berisha.
2 Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
3 Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
4 Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
5 Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
6 Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
7 Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
8 Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
9 Partia Alcanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10 Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
11 Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalahi.
12 Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
13 Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani,
14 Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
15 Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
16 Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
17 Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
18 Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu 19. Partia
19 Bashkimi tiberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
20 Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
21 Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
22 Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
23 Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
24 Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
25 Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
26 Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128