
“Shqipëria meriton më shumë”/ Lulzim Basha publikon sloganin dhe logon e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, lideri i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ndryshuar imazhin e cover-it të tij në rrjetet sociale, duke prezantuar zyrtarisht logon e Koalicionit Euroatlantik, forcës politike me të cilën ai dhe ekipi i tij do të përfaqësohen në garën elektorale.
Në dizajnin e ri, krahas logos së Koalicionit Euroatlantik, bie në sy slogani “Shqipëria meriton më shumë”, një mesazh i drejtpërdrejtë që përçon ambicien dhe angazhimin për ndryshim. Ky slogan përfaqëson një thirrje për shqiptarët, për të ndalur rrënimin ekonomik, korrupsionin dhe kapjen e shtetit, dhe për të ndërtuar një qeverisje që vërtet punon për ta.
Një mesazh i qartë politik, që tregon se gara për zgjedhjet e 11 majit nuk është thjesht për pushtet, por për një Shqipëri që duhet të ketë më shumë mundësi, dinjitet dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e saj.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128