"Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”, Vuçiç e pranon: U kam shkruar letra 14 liderëve europianë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia i ka marrë të gjitha masat dhe u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“I kam shkruar në total 14 letra të ndryshme për liderët evropianë, kryesisht letra të personalizuara. I kam kërkuar secilit të ketë parasysh shkaqet specifike dhe marrëdhëniet që kemi. Në njërën anë atyre që e njohin Prishtinën, dhe në anën tjetër atyre që nuk e njohin”.
Ai ka thënë se në letra ka kërkuar që secili të shqyrtojë edhe një herë vendimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, cili ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës, dhe që vendimi të jetë ndryshe në Këshillin e Ministrave.
Në këtë Këshill – në një takim të majit – pritet të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës.
Ditë më parë, autoritetet serbe kanë thënë se kanë krijuar një grup punues që do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.
Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.
-
Përlotet Alma Bektashi, flet për herë të parë për divorcin
14 Prill, 21:45 -
-
-
Përlotet Alma Bektashi, flet për herë të parë për divorcin
14 Prill, 21:45 -
-
-
Përlotet Alma Bektashi, flet për herë të parë për divorcin
14 Prill, 21:45 -
-
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



