Dyshimet! E zhdukur prej një dite, gruaja gjendet pa shenja jete në afërsi të urës në Klinë

7 Dhjetor 2025, 18:31 / KOSOVA ALFA PRESS

Dyshimet! E zhdukur prej një dite, gruaja gjendet pa shenja jete në

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Grabanicë të Klinës, në afërsi të urës së Lumbardhit në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendngjarje, ndërsa hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit kanë dalë menjëherë për veprimet e para hetimore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë. Sipas Policisë, viktima ishte raportuar si e zhdukur nga familja mbrëmjen e djeshme. “Rreth orës 19:00 në stacionin e policisë është raportuar për një person të zhdukur dhe janë nisur hetimet si ‘Person i zhdukur’”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, konfirmoi se krahas policisë dhe prokurores, në vendngjarje ka qenë edhe njësiti i zjarrfikësve për tërheqjen e trupit. Nikçi shtoi se me autorizim të prokurorit janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

 

Po ndodh...

ide