Finlanda bëhet sot zyrtarisht anëtare e NATO

4 Prill 2023, 08:20 / KOSOVA ALFA PRESS

Finlanda bëhet sot zyrtarisht anëtare e NATO

Sot, vendi nordik do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës së mbrojtjes transatlantike.

Pranimi shënon fundin e një procesi të përshpejtuar që filloi majin e kaluar, kur Finlanda dhe Suedia fqinje braktisën dekada të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar sigurinë si anëtarë të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Turqia javën e kaluar u bë e fundit nga 30 shtetet anëtare të aleancës që ratifikoi kërkesën e Finlandës, por Turqia dhe Hungaria vazhdojnë të kundërshtojnë aplikimin e Suedisë. Stokholmi tha javën e kaluar se nuk ishte e sigurt se do të bashkohej në kohë për një samit të planifikuar të NATO-s në korrik.


Nesër do të mirëpresim Finlandën si anëtarja e 31-të e NATO-s, duke e bërë Finlandën më të sigurt dhe aleancën tonë më të fortë”, tha Stoltenberg në Bruksel të hënën.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ankaraja dhe Helsinki do t’i dorëzojnë tekstet e tyre zyrtare sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, të martën, në të cilën pikë Finlanda do të bëhet anëtare e NATO-s, tha Stoltenberg, duke e përshkruar momentin si “historik”.

 

Po ndodh...