
'Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin', Xhaferi i përgjigjet Vuçiçit: Ka qëllim të dëmtojë shqiptarët në Maqedoni

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e veriut, Talat Xhaferi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.
Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.
“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta ndiqni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha mes tjerash Xhaferi.
-
-
-
Shënim/ Bardhi e paska garën me Salianjin, jo me Mulin
12 Shkurt, 10:38
ide

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128