Rreziku nga garat me makina, dyfishim të gjobave në Kosovë për shkeljet e rregullave të qarkullimit

Garat me makina në rrugë janë kthyer në shqetësim në Kosovë pasi janë kthyer në burim aksidentesh. Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka deklaruar se do të kërkojë dyfishim të gjobave për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar të mërkurën ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Shkak është bërë e ngjarja tragjike e ndodhur së fundmi ku katër të rinj humbën jetën, tre prej tyre si pasojë e garave të jashtëligjshme automobilistike në autostradën Ibrahim Rugova në Prizren.
Aksione kontrolli do të ketë për ndalimin e garave me makina ndërsa efektivët që do bëjnë tolerime do ndëshkohen. Ministri ka theksuar se ligji i ri, nëse miratohet, parashikon dyfishim të gjobave, konfiskim të patentës dhe pagesën e dëmeve. Këtë vit janë vënë 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara në rrugë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

