Zvarriten proceset gjyqësore në Kosovë, deri në tre vjet zgjasin divorcet
Mbi 80% e rasteve të divorcit arsyetim e kanë dhunën në familje, ndërsa këto raste në gjykata shkojnë deri në 3 vjet.
Divorcimi i çifteve mund të bëhet në dy forma, me marrëveshje ose me padi nga njëra palë, kjo e fundit mund të zgjasë më tepër edhe për shkak të rrethanave të rastit. Juristi Anton Nrecaj thotë se rastet e divorcit zvarriten në gjykatë si shkak i numrit të madh të rasteve që janë civile.
“Po është një detyrim kushtetues, të cilin e kemi edhe ligjor, që gjykatat tona të zbatojnë parimin e një gjykimi të drejtë në një afat të caktuar. Është e paraparë me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe kjo fatkeqësisht në praktikë, sidomos në çështje civile nuk respektohet aspak”, deklaroi Nrecaj.
Sipas tij, rreth tetëdhjetë përqind e shkakut të divorcimit mes çifteve është dhuna në familje, çka për të kjo paraqet shqetësim. “Këto raste pavarësisht që janë të ndjeshme, prapëseprapë fatkeqësisht pjesa më e madhe e shkurorëzimeve që ndodhin në Kosovë janë si pasojë e dhunës në familje”, deklaroi Nrecaj.
Në rrjetin e grave të Kosovës thonë se gjykatat nuk duhet t’i zgjasin procedurat për rastet e divorcit siç ndodh shpesh në praktikë. “Viktimat e dhunës në familje, gratë dhe vajzat janë të kërcënuara vazhdimisht në mënyrë që ato të mos raportojnë dhunën në familje. Përveç kësaj, rrjeti i grave të Kosovës gjithashtu është dëshmitar i asaj që edhe në raste të dhunës në familje lëndët ku shkojnë me divorc rrinë me vitet e tëra në sirtarë të gjyqtarëve”.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë thënë se janë duke bërë verifikimin e saktësisë dhe cilësisë së të dhënave statistikore sa i përket rasteve të divorcit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin dy mijë e njëzet e dy janë regjistruar dy mijë e tetëdhjetë e tetë shkurorëzime në Kosovë.
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128