Laert Vasili shpërthen ndaj Adi Hilës: Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?

4 October 2026, 23:09 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Laert Vasili shpërthen ndaj Adi Hilës: Po t’ia bënin

Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur të artit ka shkaktuar një reagim të fortë edhe nga aktori Laert Vasili, i cili foli pa doreza për atë që e konsideron si një nga format më të rënda të dhunës ndaj një njeriu.
Duke folur për rastet e videove që janë shpërndarë në rrjet, Vasili e zhvendosi diskutimin përtej skandalit mediatik, duke vënë theksin te pasojat që një publikim i tillë mund të ketë mbi jetën dhe familjen e personit që bëhet objekt i ekspozimit.

Në një moment të debatit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kompozitorit Adi Hila, duke ngritur një pyetje që sipas tij e ndryshon tërësisht këndvështrimin mbi ngjarjen: “Po t’ia bënin vajzës dhe gruas tënde atë?”

Reagimi i Vasilit ishte i ashpër, duke e konsideruar publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime si një akt që nuk mund të justifikohet thjesht me kuriozitetin e publikut apo me faktin se personat e përfshirë janë figura publike.

 

Po ndodh...