
Erdhi dita, edhe jashtëqitjet mund të dhurohen e transplantohen!

Dhurimi i gjakut apo i organeve është tashmë një traditë e konsoliduar, por pakkujt mund t’i shkonte mendja se do të vijë edhe dita e transplantit të feçeve, pra të jashtëqitjeve tona!
Ajo ditë ka mbërritur në derë: në Australi, për herë të parë në botë, është rregulluar me ligj dhurimi i lëndës fekale, ose siç i themi thjesht e bukur, i m*tit!
Procedura e quajtur FMT (faecal matter transplant) do të shërbejë për të shpëtuar jetën e disa të sëmurëve me probleme të zorrëve.
Tani për tani, FMT-ja do të përdoret vetëm për të prekurit nga infeksioni prej bakterit Clostridium difficile, sëmundje që quhet edhe kolit i lidhur me antibiotikët, që shkakton heqje barku të pandërprerë.
Në të vërtetë, në Australi, ka disa vite që aplikohet. Po kështu, FDA-ja amerikane e ka këshilluar.
Si bëhet? Merren feçet nga donatori, centrifugohen dhe u nënshtrohen testeve për praninë e patogjeneve.
Pastaj merret një kampion dhe, përmes një kolonoskopi, futen në zorrët e marrësit.
Dhuruesit duhet të plotësojnë disa kushte: të jenë të shëndetshëm, të kenë një sistem imunitar normal, të mos jenë prekur nga sëmundje gastrointestinale dhe të mos kenë marrë antibiotikë (kohët e fundit).
Një nga ekspertet e fushës, për ta ilustruar idenë, ka përdorur një analogji të goditur: Zorra e trajtuar me antibiotikë i ngjan një pylli tropikal të rrafshuar për toke, në të cilin “nxjerrin kokën” - si ne një tokë të shkretuar ku rriten barëra të këqija - vetëm bakteret Clostridium difficile, që fillojnë të prodhojneë toksina.
Transplantimi i materies fekale i ngjan ripyllëzimit të asaj hapësire, që nuk do t’i lejoje barishtet helmuese të rriten.
E ardhmja? Krijimi i një versioni laboratorik të feçeve: për t’u prodhuar në sasitë e duhura dhe me karakteristikat e duhura për të luftuar sëmundje specifike./Përgatiti Selim Kurti
-
1967 – Viti më paranormal në histori
22 Tetor, 15:09 -
Kim Ung-Yong, gjeniu botëror me IQ mbi normalen
11 Nëntor, 11:28 -
ADN-ja, Mbretëresha e jetës që s’vdes kurrë!
19 Tetor, 13:52

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!
ide

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit

Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128