Njoftoi tërheqjen nga ekipi përfaqësues, Argjentina nderon Messi-n

3 September 2026, 12:57 / SPORT ALFA PRESS

Leo Messi, për pjesën më të madhe të opinionit botëror, konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjithë kohërave.

“Pleshti” ka një lidhje të veçantë mbi të gjitha me vendin e tij, Argjentinën, aty ku konsiderohet si një idhull. Pasi njoftoi tërheqjen e tij nga ekipi përfaqësues, Federata Argjentinase e Futbollit, ka vendosur të nderojë Messi-n, lojtari i cili i dhuroi vendit të tij një Kupë Bote në vitin 2022.

Në 21 vite me fanellën e Argjentinës, Messi numëron 207 ndeshje dhe 125 gola. Federata Argjentinase njoftoi se këtë javë, të gjitha ndeshjet, në çdo nivel, jo vetëm futboll, por edhe futsal dhe beach soccer, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, do të ndalen në minutën e 10-të për 60 sekonda, për të nderuar legjendën e futbollit argjentinas.

Po ndodh...

ide