Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të: 15 mijë dollarë për çdo ushtar amerikan

Polonia po ofron të paguajë 15 mijë dollarë në vit për çdo ushtar amerikan të stacionuar në territorin e saj, si dhe të mbulojë kostot e infrastrukturës, ndërsa Varshava dhe Washingtoni po negociojnë krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane.
Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Paweł Zalewski, tha se negociatat me Pentagonin janë përqendruar te mënyra e zbatimit të planit, përfshirë numrin e trupave, kapacitetet dhe vendndodhjet e mundshme.
“Ne do t’i mbulojmë kostot e infrastrukturës. Gjithashtu, po mbulojmë koston e secilit ushtar amerikan të stacionuar në Poloni me 15 mijë dollarë në vit”, tha Zalewski, duke sqaruar se pagesat do të mbulohen nga taksapaguesit polakë.
Presidenti amerikan Donald Trump tha më 17 shtator se kishte përparim drejt krijimit të bazës dhe se vendndodhja e saj mund të bëhej e ditur së shpejti. SHBA-të kanë aktualisht mijëra trupa në Poloni, kryesisht të dislokuar me rotacion.
Sipas Zalewskit, një prani e përhershme amerikane do të forconte angazhimin e Washingtonit ndaj krahut lindor të NATO-s dhe do t’i dërgonte një sinjal Rusisë.
Ai tha se një bazë e tillë do të nënkuptonte një angazhim më të qëndrueshëm amerikan ndaj Polonisë.
Ekspertët e sigurisë theksojnë se rëndësia e bazës do të varet edhe nga vendimi i SHBA-ve për praninë e saj ushtarake në pjesët e tjera të Europës.
Ndërkohë, Polonia ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen dhe ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me SHBA-të.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128