Shqipëria e nis me fitore Nations League, kuqezinjtë mposhtin 2-0 Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e re në UEFA Nations League, duke triumfuar 2-0 ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”.
Kuqezinjtë e nisën sfidën me ritëm dhe kërkuan golin që në minutat e para. Rey Manaj pati një mundësi të mirë për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa pak më vonë ishte Etrit Berisha ai që mbajti në lojë Shqipërinë me një ndërhyrje vendimtare.
Goli i parë do të vinte pas një penalltie të fituar nga Berat Gjimshiti, pas një kontakti në zonën e rreptësisë. Nga pika e bardhë u shfaq Kristjan Asllani, i cili nuk gaboi dhe kaloi Shqipërinë në avantazh.
Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe në fundin e pjesës së parë gjetën edhe golin e dytë. Elseid Hysaj shërbeu bukur për Ernest Muçin, me sulmuesin që e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit.
Në pjesën e dytë, Shqipëria pati mundësi të tjera për të thelluar rezultatin. Taulant Seferi pati një rast të artë, por nuk arriti ta konkretizojë.
Bjellorusia tentoi të reagonte, por kuqezinjtë administruan mirë avantazhin dhe ruajtën portën të paprekur deri në fund.
Në këtë mënyrë, Shqipëria e nis me tre pikë fushatën në Nations League, duke marrë një fitore të rëndësishme përpara sfidës së radhës.
Ndeshja e ardhshme për kuqezinjtë do të jetë ndaj San Marinos, vetëm tri ditë më vonë.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128