Operacion antidrogë në Devoll! Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Devoll, ku dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike.
Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit.
Sipas bluve, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në banesën e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128