Përjashtimi i Spiropalit nga PS, Korreshi: Puçin ia bëri Bela
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te largimi i Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe raportet e saj me zv.kryeministren Belinda Balluku.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Korreshi pretendoi se pas lëvizjes së Spiropalit qëndrojnë përplasjet për pushtet dhe kontrollin e zonave të influencës brenda mazhorancës. Sipas tij, Balluku ka qenë personi që ka orkestruar largimin e ish-kryetares së Kuvendit, me synimin për të zgjeruar ndikimin e saj në qeveri.
Demokrati u shpreh se Balluku ka marrë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të strukturave drejtuese pas zgjedhjeve të vitit 2025, duke pretenduar se ajo ka vendosur njerëzit e saj në poste të rëndësishme shtetërore.
“Puçin ia bëri Bela, sepse do zonën e influencës. Pas zgjedhjeve vendosi drejtorët e vet. Do pushtet absolut. Zona e influencës së tyre është se kush do të rrijë pas Ramës. Spiropali dhe Erjoni rritën Belën, Bela u hëngri kokën të dyve”, deklaroi Korreshi.
Ai u ndal edhe te ndryshimi i detyrës së Spiropalit, nga kryetare e Kuvendit në ministre të Jashtme, duke thënë se kjo lëvizje ka qenë një goditje politike për të. Sipas tij, ish-kryetarja kishte një ndikim të rëndësishëm në vendimmarrjen politike dhe administrative, veçanërisht në qarkun e Fierit.
Korreshi pretendoi gjithashtu se Balluku administron 95% të buxhetit të shtetit dhe se ndikimi i saj është shtrirë në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë.
Duke komentuar situatën e Spiropalit, deputeti demokrat tha se ajo po përjeton tashmë atë që, sipas tij, opozita ka denoncuar prej vitesh si presionin e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Ai përmendi edhe gjobën e vendosur ndaj saj dhe pretendoi se largimi nga drejtimi i Kuvendit lidhet me pakënaqësitë e krijuara brenda mazhorancës.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


