
A po bën qeveria plane me votat e Rithemelimit? Manja “i mbyll derën” propozimeve të Bashës për amnistinë!

Nga Vlora, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur dhe kreut të PD Lulzim Basha, për propozimin e tij që të përfitojnë nga amnistia protestuesit nga vitit 2008 deri në 2020.
Manja tha se nuk amnistojnë protestuesit që kanë shkatërruar prona me dhunë apo kanë goditur policët për shkak të detyrës.
Ministri i Drejtësisë thotë se ata janë zjarrvënës që kanë kryer krime të rënda në vend.
Ministri Ulsi Manja tha se janë gati të ulen në diskutime për propozimet e opozitës për amnistinë penale, por duke theksuar se ato nuk duhet të bien ndesh me parimet e amnistisë.
Por i ka qeveria 84 vota? Apo është në pritje të ofertës së Rithemelimit, si kompensim, për amnistinë e liderit të saj historik?
Sipas rregullores së Kuvendit, ministri theksoi se drafti nuk kthehet më në Komisionin e Ligjeve, por tha se janë të hapur për amendamente të opozitës që mund t’i bashkëngjisin në sallën plenare kur të futet në rend dite amnistia. Ministri pranoi se amnistia se do kalojë në Kuvend kur t’i kenë votat.
"Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në vend. Jemi të hapur që të ulemi në sallën e kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien ndesh me parimet e amnistisë dhe që siguron një balancë mes amnistisë si akt human dhe veprimtarisë së sistemit të drejtësisë, jemi gati të ulemi të bisedojmë por nuk pranojmë kushte për një gjë që nuk na takon vetëm ne. Secili nga deputetët e ka një votë për ta dhënë për këtë ligj që është një akt human."
"Këtë bëri komisioni i ligjeve por kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë s’ka amnisti. Është në rendin e ditës së Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit i ka të përcaktuara, s’ka pse kthehet më në komision. Nëse do ketë amendamente është salla e seancës plenare. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të sigurohen votat të futen në rendin e ditës. Nga kjo amnisti nuk amnistohet korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe asnjë i dënuar i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK”, tha Manja.
“Protestuesit nuk janë asnjëri, një pjesë mund të jenë në hetim dhe gjykim, por kjo opozitë nuk e ka hallin e protestuesve. Basha ka sjellë ca amendamente në Komision dhe thotë të amnistojmë protestuesit 2008-2020 dhe jo të tjerët. Po këta të 8 janarit që protestuan te godina, të Rithemelimit që protestuan në mënyrë të paligjshme kundër Lulzimit atje. Këta të mos i amnistojmë. Prandaj më erdhi mirë që reflektoi PD pas deklaratës sime dhe tha jemi dakord që të amnistohen edhe protestuesit e tjerë. Ne nuk mund të amnistojmë protestuesit e Lulzimit dhe mos të amnistojmë protestuesit e tjerë që protestoj unë në Shqipëri. Ky është mesazhi i mirë që dha dje dhe opozita dh e tjetra pastaj ka një fjalë timen të nxjerrë dje nga konteksti."
"Vënë kushte për votën për amnistinë. Mazhoranca dhe komisioni i ligjeve e çuam draftin në kuvend dhe ky draft nuk amniston asnjë zyrtar të dënuar për korrupsion dhe të dënuar nga GJKKO. Më thuhet që vëmë kushte hiq këtë hiq atë të japim votën. Ne duam votat e gjithë deputetëve. Kërkon të amnistohen jo protestuesit, po zjarrvënësit. Çlidhje ka një njeri që është dënuar për shkatërrim prone me zjarr, çlidhje ka një njeri që është dënuar për goditje për shkak të detyrës të një polici, çlidhje ka me protestuesit një njeri që është dëbuar për shkelje të rregullave për lëndët plasëse. Këtu nuk është amnisti për protestuesit, por për njerëz që kanë kryer krime të rënda në këtë vend”, tha Manja.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128