
Bardhi: Ambasadori i BE-së u fut në kurth, skenar për të krijuar një përplasje me opozitën

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në emisionin “Open”, tha se opozita nuk lejohet të kryejë rolin e saj në Kuvend, pasi pjesa më e madhe e deputetëve demokratë është përjashtuar pa ligj, pasi Kushtetuesja e ka shfuqizuar pikën e Rregullores, për të cilën ligjvënësit e opozitës u përjashtuan dy muaj.
Ai tha se kur të kthehet Kushtetueshmëria në Kuvend, opozita do të luajë rolin e saj.
Bardhi, ndërsa ka vlerësuar rolin e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, tha se nuk kishte kuptuar mesazhin e dhënë prej tij, që kërkonte që opozita të bënte rolin e saj në sallën e Kuvendit.
“Nuk e kuptova madje as faktin sepse Ambasadori i BE-së erdhi në Kuvend, por siç duket ishte diçka e përgatitur nga Elisa Spiropali. Ishte një kurth i përgatitur qoftë ndaj deputetëve të opozitës, ashtu edhe ndaj Ambasadorit, pasi mendohej se do të kishte një incident mes ligjvënësve dhe diplomatit”, tha Bardhi.
Ai u shpreh se deputetët e PD-së hapën rrugën, por kam përshtypjen që u keqpërdor përfaqësuesi i BE-së në Tiranë.
“Ishin përgatitur lajmet që deputetët e PD-së i penguan hyrjen në Kuvend ambasadorit të BE-së, ndaj edhe po të shikoni pamjet u tentua që të hynte në sallë nga hyrja tjetër”, tha Bardhi.
Ai shtoi se ishte i njëjti skenar që i bënë Presidentit të Republikës, kur e sollën në Kuvend, në një kohë që opozita protestonte.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128