Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO: Shqipëria eksportuese e sigurisë

17 Prill 2024, 14:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi,gjatë të cilit Presidenti Begaj, shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe eksportuese e sigurisë”, – garantoi kreu i Shtetit.

 

Po ndodh...

ide