
Berisha flet për mbylljen e "Zërit të Amerikës": Mbyllja e VOA-s s'është akt censure, Tik Tok po!


Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se protesta e sotme ishte një manifestim i jashtëzakonshëm, duke shtuar se Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar
"Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.
Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.
U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar. Ia thanë të gjitha të rinjtë.
Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh.Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën", u shpreh Berisha.
I pyetur nga gazetari i "Ora News", Isa Myzyraj, Berisha u shpreh se mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik.
"Komenti im është ky, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar. Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.
Dhe e dyta,fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA. Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale.
Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt. Kështu që nuk ka të bëjë me censurën kjo.
Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë.
Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës", u shpreh Sali Berisha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128