Berisha në "arrest shtëpie", flet Argita Malltezi: Njerëzit në protestë për dinijitetin e kështjellës së tyre!

4 Janar 2024, 18:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha në "arrest shtëpie", flet Argita Malltezi:

Argita Malltezi, e bija e Sali Berishës, ka folur në një prononcim për mediat poshtë banesës së liderit të Rithemelimit, aty ku disa simpatizantë të këtij të fundit janë mbledhur në shenjë proteste ndaj vendimit të SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.

Sipas Malltezit, ajo që është e rëndësishme është fakti që këta njerëz janë mbledhur në protestë për të luftuar për dinjitetin e tyre dhe për dinjitetin e kështjellës së tyre.

Si është situata ndërkohë që z. Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, ndërsa Partia Demokratike ende nuk ka mbledhur asnjë strukturë? A do të varet fati i Partisë Demokratike nga fati i z. Berisha?

Nuk jam unë që do t’i përgjigjen kësaj gjëje. Ajo që është e rëndësishme është protesta këtu, arsyeja se përse njerëzit janë mbledhur në protestë. Ata janë mbledhur në protestë për të luftuar për dinjitetin e tyre, për dinjitetin e kështjellës së tyre. Dhe kjo është thelbi i çdo mesazhi që duhet të transmetohet nga kjo protestë.

Pse po protestohet poshtë shtëpisë se z. Berisha dhe jo para SPAK-ut sikurse ishte thënë nga vetë ai?

Sigurisht që çdo gjë modelohet sipas rrethanës dhe këto janë rrethanat që u krijuan. Askush nuk e besonte se mund të shkelej Kushtetuta dhe ligjet. Dhe këto njerëz iu përgjigjën sulmit që iu bë dinjitetit të tyre.

A do të ketë protesta?

Këto janë çështje të Partisë Demokratike.