Deputeti i opozitës: Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë në SPAK ! Jo të vijë në Kuvend e të na bëjë moral!

Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, teksa mori fjalën për procedurë në Parlament, deklaroi se fjala e zv/kryeministres Belinda Balluku në foltore nuk duhet të kishte ndodhur.
Ligjvënësi nënvizoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e LLogarasë dhe ato që ka për të thënë duhet t’i thotë në Prokurori dhe jo në Kuvend.
Ai kritikoi ashpër edhe mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi, që lejuan që seanca të kthehej në kaos dhe të përjashtohej deputeti Agron Shehaj si pasojë e fjalës që mbajti Balluku.
“Si e pandehur, zv/kryeministrja Balluku atë që ka për t’i thënë drejtësisë le t’ia thotë asaj dhe jo të vijë të na bëjë moral këtu në Kuvend. Gjëja e parë siç pretendoni ju të PS që mbështesni drejtësinë, secili që merret i pandehur të japë dorëheqjen dhe jo të vijë në Kuvend e të bëjë moral për sistemin e drejtësisë. Duhet të flasim për gjërat që jemi mbledhur këtu dhe jo për moral zoti kryetar”, u shpreh ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

