
Dokumenti i QKB/ Berisha manipulon provat, vazhdon të akuzojë Bashën për Portin e Durrësit

Ditën e sotme Berisha sërish ka akuzuar Lulzim Bashën si ortak me Ramën tek Porti i Durrësit. Ai ka përmendur gjithashtu administratorin e “Simphonia”, ku sipas tij ai ishte administrator edhe i Ramës edhe i Bashës. Po Berisha vazhdon të mos nxjerrë fakte dhe prova në lidhje me ato që ai shprehet.
“Kjo marrëveshje (e portit) ishte për tragjedinë e Shqipërisë marrëveshje pozitë- opozitë. Por jo pozitë- opozitë si formacione politike, por si persona hajdutë të pamëshirë, si klani Rama me klanin Basha. Ai që ishte administrator i “Simphonia”, ai ishte administrator edhe i Ramës edhe i Bashës. Mos të kujtojë kush se unë po bëj akuzë politike, po them të vërtetën shumë të hidhur. Ky zotëri thashë që dhashë dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës. Pas një muaji doli që ai ishte te ndërmarrja e Bashës dhe te “Simphonia”. Opozita e blerë me marrëveshje mafioze të portit të Durrësit”- shprehet Berisha.
Por si është e vërteta e gjithë këtij zbulimi dhe “afere madhore”, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës?!
Alfapress.al ka arritur që të sigurojë dokumentin e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, cili vërteton se Oltjan Haxholli pas një vendimi të asamblesë së ortakëve në datë 13.07,2021 është shkarkuar si administrator i kompanisë në fjalë.
Vetëm 3 ditë më pas në datën 16.07.2021, ky shkarkim është reflektuar edhe në regjistrin e QKB.
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128