Lajme flash

Dyshime se në lokal organizoheshin baste sportive dhe lojëra fati/ Nis procedimi për Adriatik Alimadhin!

5 Prill 2025, 10:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Dyshime se në lokal organizoheshin baste sportive dhe lojëra fati/ Nis

Policia ka dhënë detaje nga shoqërimi i kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi në një lokal në rrugën e “Dibrës”.

Sipas bluve, ndaj Adriatik Alimadhi ka nisur procedimi penale për veprën “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, pasi ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë

Policia informon se kreu i Ballit Kombëtar ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht, si edhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Blutë raportojnë se kontrolli u ushtrua nga shërbimet e Policisë në lokal pas informacioneve të marra se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

Ndërkohë deputeti Flamur Noka ka publikuar në rrjetet sociale video nga momenti i shoqërimit të kreut të Ballit Kombëtar.

Sipas tij, Alimadhi ndodhej në lokalin e vëllait të tij dhe se u kishte kërkuar efektivëve mandatin e kontrollit.

“Skandal policor Dhunë dhe rrëmbim live

Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.

Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respekt”, shkroi Noka.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128