Edi Rama bashkohet thirrjes për protestë në mes të Tiranës për lirimin e ish-krerëve të UÇK

13 Tetor 2025, 21:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Edi Rama bashkohet thirrjes për protestë në mes të

“Liria ka emër” është motoja që do të mbledhë në Tiranë shqiptarë nga çdo cep i trojeve tona për të protestuar për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Për heronjtë e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të zhvillohet një protestë madhështore në Tiranë më 17 tetor, ora 17:00 për të kërkuar drejtësi për ÇLIRIMTARËT.

Kjo thirrje është publikuar dhe nga kryeministri Edi Rama që shkruan: Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje.

14 shtatori mblodhi përpara selisë së Gjykatës Speciale të Hagës, aty ku mbahen të burgosur prej 2020 ish-krerët e UÇK-së, rreth 5 mijë shqiptarë, një protestë madhështore në nisje të dëshmive të disa personave politikë ndërkombëtarë të kohës së luftës, të cilët kanë ndërvepruar me anëtarët, drejtuesit politikë e komandantët e Kosovës dhe të ushtrisë në luftën kundër Serbisë.

Në asnjë prej dëshmive të tyre, nuk janë pranuar akuzat që sot rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prej 2020 çështja e tyre zvarritet pa asnjë vendim. Për të gjithë, kjo është një drejtësi e vonuar.

 

Po ndodh...

ide