Emërohet zëvendës ministri i ri i Infrastrukturës, shkarkohet Endrit Molla

16 Qershor 2023, 17:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Emërohet zëvendës ministri i ri i Infrastrukturës,

Endrit Molla është shkarkuar ditën e sotme nga posti i zv.ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave. Ndërkohë në vend të tij është emëruar Ami Kozeli.

“Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet e datës së sotme janë firmosur nga zv/kryeministrja, Balluku.

 

Po ndodh...