Çështja “Beleri”/ A ka pasur ndërhyrje nga Greqia? Dumani: Asnjë shtet i huaj nuk ndikon në punën tonë

22 Maj 2024, 15:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Çështja “Beleri”/ A ka pasur ndërhyrje nga Greqia?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ka bërë publik Raportin Vjetor të SPAK.

Ndër të tjera ai është pyetur nga deputetët në seancë edhe për çështjen “Beleri” dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga shteti Grek.

Kreu i SPAK ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje, nuk u shprehur se asnjë shtet nuk ndikon të veprimtaria e Prorkurorisë.

Asnjë shtet i huaj nuk ndërhyn në punën tonë”, tha Dumani.

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se Gjykata e Lartë ka një rol shumë të madh për njehsimin e praktikës gjyqësore. “Na ka qartësuar të gjithëve me një vendim njehësues lidhur me uniformizimin përsa i takon çështjeve penale, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar”, tha Dumani.

Lidhur me pastrimin e parave, Dumani tha se kemi rastin e Cosa Nostra që tentoi të pastrojë paratë duke përdorur Shqipërinë, por ka funksionuar sistemi dhe në rastin konkret paratë u sekuestruan, sikundër hetimi vijoi.

 

Po ndodh...