Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon!

26 Mars 2025, 22:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër

Rikthimi i konsulentit të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit dhe që Sali Berisha po e shet si lobist për heqje të ‘non gratës’ apo fitoren e zgjedhjeve, ishte një tjetër tematikë e trajtuar në studion e ‘Repolitix’.

Analisti Arian Galdini, duke marrë shkas nga video-postimi i fundit nga SHBA-të i Fatmir Mediut me Chriss LaCivita, duke lajmëruar rikthimin në Shqipëri pas informacioneve që kishte ikur, nuk e mungoi ironinë.

“Fatmir Mediu është bërë si “Minister Amerika”. Unë mendoj se do pritet me duartrokitje në aeroport dhe vetë Berisha do e presë me potokoll (ironizon). Nuk ka asnjë ndikim LaCivita as tek ndikimi në zgjedhje dhe as tek heqja e non gratës së Berishës. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në amerikë për lobim, se është brenda strukturës, por në Shqipëri është e vështirë. Këta mercenarë vijnë si strategë, është e tmerrshme se si këta vijnë dhe të pastrojnë politikanët shqiptarë. Është njëlloj sikur të vijnë e të paketojnë paratë që vijnë erë”, tha ai.
Kurse ish-deputeti Halit Valteri tha se i vinte keq për zëdhënësen e Berishës tani që do rikthehej LaCivita. Ai dha edhe një lajm në lidhje me pagesën që PD i ka bërë atij si konsulent fushate apolobist. Është shifra 5 mln euro sipas tij, por që shumë shpejt do i duhet edhe ta deklarojnë, pasi ligji e kërkon.

“Më vjen keq për zonjën Floriana Garo që pas humbjes me Primaret do ketë një zhgënjim tjetër, pasi ai do e lëjë papunë si zëdhënës i PD. Unë u kënaqa shumë për videon e LaCivitas (ironizon). Mbi 5 mln euro ka paguar PD për LaCivita (5 mln euro ka syzet ai, ndërhyn Galdini). Kjo është një tallje me shqiptarët, se janë para tëkorrupsionit. LaCivita do të duhet ta deklarojë atë shumë parash, se pastaj do kemi situata si të Metës dhe të tjerët”, thotë ish-ligjvënësi.