
Rama premton hapjen e një konsullate për shqiptarët në Kretë

29 Mars 2025, 19:13 / POLITIKË
Kryeministri Edi Rama ka premtuar hapjen e një konsullate për shqiptarët e ishullit grek të Kretës.
Rama tha se jo më larg se një vit nga sot, një konsullatë e Shqipërisë do të hapë dyert aty.
“E di si ndiheni kur ju thonë se duhet të shkoni në Athinë. Vitin tjetër do të hapim një konsullatë në Kretë. Nuk keni pse ikni në Athinë. Shteti shqiptar do të vijë te ju”, u shpreh Rama.
Rama i ftoi shqiptarët e mbledhur në një takim me të të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke deklaruar se vota për të është një votë për pasaportën e Bashkimit Europian, çka do të eliminonte nevojën që mijëra shqiptarë të presin pafundësisht për t’u pajisur me dokumenta greke.

Sondazhet dhe e vërteta!
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128