Në debat e sipër, Rozana i zhvishet para syve Gjestit: A po don me më këqyrë?

29 Mars 2025, 19:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Në debat e sipër, Rozana i zhvishet para syve Gjestit: A po don me

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” të shtunën pasdite nga një përplasje e ashpër mes Rozana Radit dhe Gjesti, një debat që eskaloi në një nga momentet më tensionuara të këtij sezoni.

Gjithçka nisi me një diskutim të zjarrtë mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush. Por debati nuk u ndal as aty, pasi Gjesti e ndoqi brenda, duke vazhduar diskutimin dhe duke refuzuar të largohej edhe pas kërkesës së saj.

Në mes të tensionit, Rozana e sfidoi duke e pyetur: “Çfarë do këtu?”, ndërsa ai iu përgjigj: “Po du me të këqyr”. Për ta ironizuar dhe provokuar më tej situatën, Rozana hoqi robdeshamberin dhe mbeti vetëm me të brendshme para tij, duke e bërë këtë skenë një nga më të komentuarat e natës.

Debati mes tyre vazhdoi për rreth një orë, me akuza, ironi dhe tone të larta, duke sjellë reagime të shumta nga publiku dhe fansat e reality show-t.

Po ndodh...