
“Komuniteti juaj ka hequr më shumë nga të gjithë”, Rama me shqiptarët në Kretë


Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të Shqipërisë me Europën.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se ky është një moment historik që shqiptarët kanë mundësinë ta shkruajnë bashkë, duke realizuar ëndrrën për një Shqipëri të pandarë nga Europa.
Kryeministri e vuri theksin tek komuniteti shqiptar në Greqi, duke kujtuar historinë e tyre të vështirë, ku shumë shqiptarë erdhën në këtë vend krejtësisht të varfër, por që sot janë pjesë e pandarë e krenarisë kombëtare. Ai apeloi për të mos lënë të shuhet shpresa për anëtarësimin në BE dhe për të u bashkuar më 11 maj për këtë kauzë të rëndësishme.
“Jemi këtu për të shkruar një copëz historie që fati ka dashur të na jepet ne mundësia ta shkruajmë bashkë. Për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e ëndërruan: Historinë e Shqipërisë të pandarë nga Europa.
Mua nuk më pëlqen termi diasporë, por shqiptarët e botës dhe Europës u regjistruan ë më 11 maj ti japin një shans faktit që Shqipëria të bashkohet një herë e mirë me Europën duke u bërë pjesë e BE.
Janë 65 mijë ndër ta që janë këtu, në Greqi, janë ata dhe pasardhësit e atyre që kaluan kufirin krejtësisht të varfër, të pa përkrahur dhe të vetëm duke i hyrë detit në këmbë në kuptimin e vërtetë të fjalës e që sot janë pjesë e pandarë të gjerdanit të krenarisë të kombit tonë, gjerdan i përbërë nga komunitetet e shqiptarëve në botë, ku pjesa e Greqisë ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ia ka dalë të pranohet e integrohet duke punuar si askush tjetër.
Të mos e lëë të shuhet rezja e yllit për të hyrë në BE por të bëhemi bashkë më 11 maj”, tha ai.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128