
Trazira në Departamentin amerikan të Shëndetësisë, shkencëtari më i lartë dorëhiqet pas ardhjes së Kennedyt në detyrë


Shkencëtari më i lartë dhe kreu i rregullatorit të vaksinave të Shteteve të Bashkuara, Dr. Peter Marx, ka dhënë dorëheqjen, duke denoncuar pozicionet joshkencore të Sekretarit të ri të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert Kennedy Jr.
Në një letër, Dr. Marks akuzon Kenedin për përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave, të cilat ai i përshkroi si “të papërgjegjshme, të dëmshme për shëndetin publik dhe një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të vendit”.
“Nëse Peter Marx nuk është i gatshëm të mbështesë rivendosjen e shkencës në standardin e saj të artë dhe të promovojë transparencën radikale, atëherë ai nuk ka vend në FDA nën udhëheqjen e fortë të Sekretarit Kennedy”, th një zëdhënës i Departamentit të Shëndëtësisë.
Dr. Marx kishte luajtur një rol qendror në miratimin e vaksinave të para COVID-19 në vitin 2020. Drejtues i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik të FDA-së që nga viti 2016, ai ishte përgjegjës për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave dhe ilaçeve të tjera biologjike.
“Kennedy nuk do të vërtetën, ai do konfirmimin e gënjeshtrave të tij”, tha Marx
Në letrën e tij të dorëheqjes, Dr. Marx vuri në dukje se fillimisht ishte i gatshëm të punonte me sekretarin e ri për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sigurinë e vaksinave dhe për të rritur transparencën. Megjithatë, tha ai, “është bërë e qartë se e vërteta dhe transparenca nuk janë ato që kërkon ai, por konfirmimi i nënshtruar i dezinformatave dhe gënjeshtrave të tij”.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128