
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit brenda zyrës së tij.
Mësohet se dosja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani.
Sipas Veliajt sekuestrimi i celularit është bërë në mënyrë të paligjshme.
Me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt. Ndaj tij rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Erion Veliaj u arrestua ndërsa ishte në zyrën e tij, brenda Bashkisë së Tiranës, nën dyshimet se së bashku me gruan e tij, Ajola Xoxa kanë kryer korrupsion me fondet publike në të paktën 10 raste. Prokurorët, Olsi Dado dhe Altin Dumani thonë se kanë qenë kompanitë e zotëruara de facto e de jure nga Ajola Xoxa ato që kanë bërë të ligjshme miliona lekë.
Nga ana e tij SPAK e thotë se Xoxa ka kryer të njëjtat krime si burri i saj, por njëherazi edhe ka fshehur origjinën e parave. Ndaj saj u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest shtëpie”, por togat e zeza të GJKKO-së zëvendësuan masën e sigurisë ndaj saj në “detyrim paraqitje” gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 12 Shkurt.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128