
Çim Peka u bën thirrje demokratëve të thjeshtë të sakrifikohen, duke u vrarë: Se ish zyrtarët dhe ish drejtorët e PD, nuk e bëjnë dot!

Drejtuesi i Syri.Tv dhe moderatori, Çim Peka, pas humbjes katastrofike të 14 majit, ka arritur në përfundimin se e majta, komunistët, regjimi i Edi Ramës, përfundimisht nuk rrëzohet dot me votë, por vetëm me gjak të derdhur demokratësh. Peka nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në Facebook, shkruan se e shkuara ka vërtetuar që vetëm pasi janë vrarë demokratë, e djathta ka mundur të vijë në pushtet.
Sipas tij kjo sakrificë sublime është e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën pas asaj që u pa në 14 maj, por modeatori ka një kusht: Këtë sakrificë vetëflijimi nuk mund ta bëjnë dot ish zyrtarët e lartë, ish drejtorët, ish, ish...që kanë qenë të tillë kur PD ka qenë në pushtet.
Ndaj Peka bën thirrje që këtë akt madhor vetë-sakrifikimi, ta bëjnë ata demokratë që nuk kanë përfituar kurrë nga pushteti kur PD ka qenë në krye të vendit, një herë me Sali Berishën president dhe dy herë të tjera po Sali Berishën kryeministër. Kujtojmë se po të shohësh emrat e kupolës drejtuese të Rithemelimit shumica e tyre janë ish-ministra, Zv/ ministra, drejtorë tatimesh, doganash, policie e të tjera.
Kështu që opsioni i Pekës i përjashton të gjithë këta me në krye vetë Sali Berishën që ka qenë president dhe kryeministër, pra ish-shefi i madh i tyre, siç është edhe sot te Rithemelimi. Edhe po të shohësh në krahun i Ilir Metës, të gjithë janë "isha" që kanë pasur poste të rëndësishme në pushtet kur kanë qenë herë me Berishën dhe herë me Edi Ramën. Madje te partia Metës, jo vetëm udhëheqja e saj, por e gjithë anëtarësia ka qenë ish-zyryarë të shtetit.
Pra derdhja e gjakut, vrasja nga "regjimi i Ramës" për tu kthyer në pushtet po kërkohet nga ata demokratë të cilët pasi shpresuan se "do fitonin" , ashtu si i kishin hipnotizuar para 14 majit, sot i janë rikthyer jetës dhe familjeve të varfëra, ose po bëjnë gati valixhet t'ja mbathin jashtë vendit!/Alfapress.al
Shënimi i plotë i Çim Pekës
Per gjitholloget!
Kush e pranon se Rama ka makineri per shantazh dhe blerje votash dhe me te nuk ka zgjedhje por fajet i ka opozita, thjesht eshte ne sherbim te regjimit me apo pa vetedije.
Injorojini keta gjitholloge dhe vendosni ti rrini perballe ketij regjimi bastardesh. Nuk jane te pamposhtur, thjeshte po perdorin armen e fundit. Te vrasin edhe ate pak shprese qe krijoji opozita e pa kapur prej nje viti. 500-600 mije zemra te pathyeshme nga regjimi ishin aty edhe me 14 Maj.
Vetem se nje gje:
Nuk di rast kur opozita ka ardhe ne pushtet pa kosto dhe heronje te vrare nga e majta kriminale shqiptare. Ne Shkoder Ramiz Alia vrau eliten rinore te drejtimit te opozites pas masakres zgjedhore ne ‘91.
Ne ‘98 pasuesit e Ramizit vrane ne oborrin e selise se opozites kryetarin e saj te pare.
Deri tani ne regjimin e Rames kjo akoma nuk ka ndodhur, por do te ndodhe diten qe Rama do ndjehet realisht i kercenuar.
Pyetja eshte nese ish zyrtaret e larte te PD, ish drejtoret apo ish.. ish.. a jane te gatshem te japin edhe jeten per pluralizmin?
Ketu dyshoj.
Sigurishte qe do te dalin djem e vajza qe jane te gatshem ta bejne ate sakrifice.
E sigurte eshte qe denimin qe nuk pati fatin ta merrte Hoxha per krimet qe kishte bere pasi kishte vdekur, lutem qe Rama te jete gjalle e te perballet me krimet, vjedhjet e spastrimet e popullsise qe ka bere.
PS: Keta qe thone se Rama eshte regjim por nje opozite fine mund ta largoje me kujtojne Presidentin Meidani ne vitin 1999:
Kur Sali Berisha dhe opozita kerkonte NATO-n ne Kosove, Meidani thoshte: Jo NATO, por UNESCO ne Kosove. Se si mund ta largonte ushtrine kriminale serbe nga Kosova UNESCO dhe jo NATO, vetem Meidani e dinte. Njejte dhe keta gjitholloget e mediave qe kane shprese tek disa femije te Soros e majtiste te semure, e jo tek opozita reale.
Nese doni akoma pluralizem, perballuni edhe me koston e jetes perballe bandave te Dubait, Bolivise, Spanjes qe ishin ne sherbim te Edi Rames me 14 Maj..
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128