Joni Myshketa: Shqipëria nuk ndërtohet me intriga, por me ndershmëri!

7 Prill 2025, 11:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Joni Myshketa: Shqipëria nuk ndërtohet me intriga, por me

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka bërë thirrje për një fushatë të pastër, larg sulmeve personale dhe etiketimeve brenda opozitës.

Ai u bën apel të gjitha forcave kundër qeverisë që të mos e ulin fushatën “duke bërë goditje poshtë brezit ndaj të ngjashmëve tuaj”.

Besoj fort që secili prej nesh meriton më shumë. Shqipëria meriton më shumë,” shkruan Myshketa, duke e konsideruar këtë garë si një sfidë qytetarie, jo përfitimi personal. Ai i fton të gjithë të kërkojnë votën përmes vlerave dhe vizionit, jo përmes “aleancave okulte me individë të papërshtatshëm e me gënjeshtra e intriga demode”.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!

Në kuadër të fushatës elektorale që është shumë pranë.

Një thirrje për të gjithë partitë, koalicionet, a formacionet politike opozitare pamvarësisht se jo të bërë të gjitha bashkë kundër Rilindjes Mavi siç do ishte e udhës, pasi beteja është kundër atyre që po shpopullojnë vendin e po na largojnë vite dritë prej standarteve të BE-së.

Do Ju lutesha duke kërkuar mirëkuptimin tuaj që mos e ulni nivelin dhe standartin e fushatës duke bërë goditje poshtë brezit ndaj të ngjashmëve tuaj.

Nuk i bën askujt nder të merreni me teori dhe fyerje ndaj çdo formacioni a kandidati opozitar, nuk është aspak etike dhe normale për dikë apo cilëndo forcë politike që kërkon të jetë alternativë qeverisëse kundër etalonit më antikombëtar e cila ka emër ajo është Rilindja Mavi me në krye Ramën e rreshtat e tij.

Alternativa krijohet duke filluar nga vetja e jo duke denigruar konkurrentin me retorike e shtrëmbërime të së vërtetave. 

Përballuni dhe kërkoni votën qytetare përmes vlerave, programeve të mundshme në shërbim të qyteteve, komuniteteve që përfaqësoni e jo përmes aleancave okulte me individë të papërshtatshëm e me gënjeshtra e intriga demode.

Kjo nuk duhet të jetë sfidë personale e askujt, por detyrim kombëtar për të zgjuar një popull të tërë, pasi vendi ka marrë tatëpjetën.

Këtu po fitoi mandatin e 4-ërt Rama, nuk fiton asnjë pamvarësisht mandatit personal të dikujt, këtu humbasim të gjithë, humbet një vend I tërë.

Mandatin e 5-stë nuk do mbetet më këmbë shqiptari e nuk ka ç'Ju duhet hiç mandati personal.

Kaq e thjeshtë është.

Besoj fort që secili prej nesh meriton më shumë.

Shqipëria meriton më shumë dhe për këtë secili prej nesh ka detyrimin të bëj diferencën përmes ndershmërisë, qytetarisë e jo përmes zullumit pasi me këtë të fundit nuk krijohet alternativë.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128