“Ka emra të rrezikshëm në lista..''/ Basir Çollaku: Do dalin gjatë rrugës, keni për ta parë

31 Mars 2025, 12:26 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ka emra të rrezikshëm në lista..''/ Basir

Gazetari Basir Çollaku thotë se në listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit vijojnë të jenë persona që kanë probleme me ligjin.

“Realisht e gjithë qeveria është në Prokurorinë e Posaçme, por më shumë se gjysma prej tyre janë në dosjen e SKY Encro, duke kuvenduar me banditë, me horra elektoralë, me kriminelë, me pastrues parash”, tha ai në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.

Çollaku theksoi se kjo situatë e rëndë nuk do të mbetet pa pasoja, duke parashikuar se shumë nga këta kandidatë nuk do të jenë edhe për shumë kohë në liri.

“Dhe pavarësisht marrjes së një mandati dhe përfshirjes në listat e deritanishme, do të jetë një liri e përkohshme. Këtu ka edhe mbi gjysmën e kryebashkiakëve të vendit që janë po aty. Do kemi surpriza gjatë këtij muaji prapë. Në këtë drejtim, ku sojsëzë të partive, që janë futur nëpër lista...”, tha Çollaku.

 

Po ndodh...