Kandidati në Listën e Mbyllur, Korreshi: Dash Sula më ka qerasur gjithmonë, kurse Basha asnjëherë!

26 Mars 2025, 14:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Kandidati në Listën e Mbyllur, Korreshi: Dash Sula më ka qerasur

Kandidati demokrat, Saimir Korreshi i cili është futur nga Berisha në Listën e mbyllur të PD, i ftuar në podcastin “Flak Fare”, është ankuar se Lulzim Basha nuk e ka qerasur asnjëherë.

Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier?”.

Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta.

Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

"Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona...Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë.

Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.

 

Po ndodh...