Këshilltari i kryeministrit/ Baton Haxhiu: Rama dhe Berisha do të bëjnë një ligj, për të eliminuar SPAK!

25 Janar 2025, 13:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Këshilltari i kryeministrit/ Baton Haxhiu: Rama dhe Berisha do të

Këshilltari i kryeministrit Rama dhe analisti, Baton Haxhiu ka folur për fatin e SPAK pas rikthimit të Trump në Presidencë në SHBA.

Baton Haxhiu tha se SPAK varet vetëm nga dy njerëz, Edi Rama dhe Sali Berisha të cilët pritet të ndryshojnë ligjin penal, duke goditur vetë ekzistencën e SPAK.

Ajo që mendoj unë, SPAK varet nga dy njerëz, një është Edi Rama dhe dy është Sali Berisha, krejt të tjerat janë përralla. Nëse dikur ka patur një presion për të krijuar frikën në Shqipëri, tani është SPAK nevojë që drejtësinë ta kthejmë në binarë. Nëse SHBA konsideron se Shqipëria ka arritur në fazë që hajnia dhe korrupsioni është goditur, do të kemi së shpejti nga dy liderët një ligj penal të ri, ku do të futen nene që SPAK e humb fuqinë edhe me ekzistencën e saj. Nëse hyn në ligjin e ri penal, atëherë baza e drejtësisë merr tjetër dimension. Kjo drejtësi speciale e SPAK do të jetë e panevojshme”, tha Baton Haxhiu.

 

Po ndodh...