Koduzi: Sistemi ynë shëndetësor, ishulli i fundit komunist! Duhet reformim i tërë i Onkologjikut

26 Shkurt 2025, 18:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Koduzi: Sistemi ynë shëndetësor, ishulli i fundit komunist! Duhet

Gazment Koduzi, ekspert i çështjeve shëndetësore dhe kandidat i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, në “Mcn Informacion” theksoi se e gjithë problematika me sistemin shëndetësor në Shqipëri ka të bëjë me politikbërjen. Ai citoi një raport, ku ishte bashkëautor, i cili gjeti se “politikëbërja shqiptare ecën si një makinë pa drita në errësirë”. Koduzi vuri në dukje se nuk orientohen të dhëna dhe nevojat reale që ka popullata jonë, po ashtu nuk ka raporte dhe sisteme monitorimi dhe vlerësimi. Koduzi evidentoi paradoksin që ndërkohë që rastet e reja me tumor shtohen, buxheti për Onkologjikun ulet.

“Qytetarët gjithmonë shikojnë simptomat e sëmundjes të sistemit shëndetësor. I thonë do ta fillosh kimioterapinë pas 3 muajsh, kur s’dihet se në çfarë stadi do ketë shkuar sëmundja. Por përse jemi në këtë situatë? E gjithë situata me gjithë sistemin shëndetësor ka të bëjë me politikëbërjen. Që të bësh politikë duhet të kesh informacion dhe të dhëna. Vjet kur plasi skandali i Onkologjikut, ku shumë media donin ta kthenin sikur ishte faji i mjekëve, n ndërkohë që pjesa më e madhe e fajit ishte e politikbërësve dhe menaxherëve të sistemit shëndetësor.

Bashkë me një kolegun tim ndërmorëm një studim dhe e publikuam para dy muajsh jashtë. Çfarë gjetëm? Ne gjetëm që politikbërja shqiptare ecën si një makinë pa drita në errësirë. Nuk orientohen të dhëna, çfarë nevojash reale ka popullata jonë. Nuk kemi raporte, nuk kemi sisteme monitorimi dhe vlerësimi. Regjistri kombëtar i kancerit s’është i përmirësuar. Politika merr vendime dhe thotë s’na mjafton një spital Onkologjik, por na duhen tre, një Tirana, një Veriu, një Jugu.

Në 2021-shit që ka patur 15-20 për qind raste, kemi ulje me 20 për qind të buxhetit. Rastet rriten, buxheti ulet! Barnat blihen me lekë, nuk paguhen mjekët, nuk blihen shtetërit. Ka mungesë të barnave sepse Shqipëria e financon më pakë sistemin shëndetësor me 2,96 për qind të GDP-së. E kemi pesë herë më pas se mesatarja e Europës për frymë. Është çështje vizioni, vullneti politik. Nëse vizioni i ministrit është që t’ia japë një pjesë të parave me koncesione klientëve të tij, ky është vizion i gabuar. Në krye të spitaleve publike ke njerëz që s’kanë lidhje me shëndetësie!”.

Koduzi thotë se duhet reformim i tërë i sistemit shëndetësor, pasi ky sistem shëndetësor është ishulli i fundit komunist në demokracinë shqiptare që duhet reformuar nga themelet, dhe duhet një reformim i tërë i Onkologjikut, që nga mënyra e organizimit dhe financimit.
Ai shtoi se Onkologjikut i duhet dhënë autonomia dhe mundësia që të funksionojë dhe të ecë përpara. Koduzi vuri në dukje se në Shqipëri nuk ka ende kartela elektronike.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128