Bisedimet për paqe në Ukrainë, Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në SHBA! Ja kur do të zhvillohet takimi

26 Shkurt 2025, 18:18 / BOTA ALFA PRESS

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Trump konfirmon vizitën e

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten, më 28 shkurt.

Trump e dha lajmin gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit, ku tha se Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA për të nënshkruar një marrëveshje për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

“Po ia dalim shumë mirë me Rusi-Ukrainë. Presidenti Zelensky do të vijë të premten. Tani është konfirmuar dhe ne do të nënshkruajmë një marrëveshje”, tha Trump.

Ai shtoi, “Ne kemi qenë në gjendje të bëjmë një marrëveshje ku do të kthejmë paratë tona dhe do të marrim shumë para në të ardhmen, dhe mendoj se kjo është e përshtatshme.”

Trump tha se administrata e tij është e lumtur për marrëveshjen, e cila mund t’i japë SHBA-së akses në mineralet e rralla të Ukrainës, si pjesë e negociatave më të gjera për t’i dhënë fund pushtimit të Rusisë, si dhe përfshirjen e SHBA-së në një fond rindërtimi për Ukrainën.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128