Aktorja falënderon burrin publikisht: Më pranon edhe pse flirtoj me të gjithë

26 Shkurt 2025, 18:07 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aktorja falënderon burrin publikisht: Më pranon edhe pse flirtoj me

Në kontekstin shqiptar, kjo deklaratë mund të bënte namin në rrjet, por aktorja Kate Hudson, i ka shprehur publikisht në një intervistë mirënjohjen partnerit, i cili sipas saj, mund të përballojë tendencën e saj për të flirtuar me këdo.

45-vjeçarja zbuloi se i fejuari i saj, Danny Fujikawa , me të cilin ka vajzën e saj më të vogël, Rani, nuk shqetësohet nga flirtimi i aktores me të tjerë.

Sipas People, Hudson është gjithashtu nëna e 21-vjeçarit Ryder, të cilin e kishte me ish-bashkëshortin e saj, Chris Robinson dhe 13-vjeçarin Bing, nga fejesa me Matt Bellamy.

Kate Hudson pranon se flirton me të gjithë dhe i fejuari Danny Fujikawa është në rregull me të: “Kam takuar djalin e duhur,” shprehet aktorja.

“Herën e parë që takova Danny, isha 23 vjeçe dhe shtatzënë me Ryder-in. Gjysmë motrat e tij, Sarah dhe Erin Foster, janë shoqet e mia më të mira, ndaj ne kemi qenë në të njëjtin mjedis prej vitesh”.

Por marrëdhënia e tyre mori një kthesë të papritur. “Një vit më parë, Danny më çoi në shëtitje dhe ajo që mendova se ishte një shëtitje e thjeshtë me një mik të familjes, por shpejt u shndërrua në takimin tonë të parë ”, zbuloi ajo ndërsa shtoi: “Në realitet, atij iu deshën muaj që të bënte lëvizjen e tij të parë. Dhe puthja që erdhi një vit më vonë, ishte shumë më e ëmbël”, rrëfeu Kate.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128