Kosova 17 vjet shtet! Rama uron pavarësinë: Mbarësi gjithmonë!

17 Shkurt 2025, 08:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Kosova 17 vjet shtet! Rama uron pavarësinë: Mbarësi

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

MIRËMËNGJES KOSOVË
Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 117 shtete të botës.

Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Por, nuk është ende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128