Lajme flash

Kush mund të jetë lideri i ri që do sjellë PD-në në pushtet? Deputeti demokrat zbulon planin

20 Maj 2023, 17:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Kush mund të jetë lideri i ri që do sjellë PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rezultatin e dobët të opozitës në zgjedhjet loakle dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.

Xhaferaj tha se PD duhet të krijojë frymë dhe të ruajë marrëdhëniet e mira me partnerët ndërkombëtarë që të rikthehet si forcë konkurruese.

Ai shtoi se ardhmja e PDsë nuk mund të jetë ish-kryemninistri Berisha, por ai duhet të mbështesë një lider të ri që të ketë konsensusin e të gjithëve.

Sipas Xhaferraj, lideri i ri i PD-së mund të vijë nga shoqëria civile, nga brenda Partisë Demokratike, ose nga fusha e biznesit dhe medias.

“Nuk do ishte komode që unë të jepja emra, por unë mund të tregoj modelin. Ky emër mund të jetë nga politika, por dhe jashtë politikës nga shoqëria civile, por dhe nga bota e biznesit apo medias. Kam parë komente që thonë po iku zoti Berisha krijohet një vakum shumë i madh dhe kush mund ta zëvendësojë. Po të kthehemi mbrapa në vtin ‘91-’92, kur ndodhi përmbysja e madhe ishin një grup intelektualësh përfshirë Berishën, Pjetër Arbnorin, Arben Imamain, Neritan Cekën dhe të gjithë u angazhuan. E gjithë gjenerata ime dhe ata pak më të mëdhenj e kuptojnë shumë mirë se nuk do kishte rëndësi nëse do ishe zoti Berisha apo ndonjë tjetër në krye të PDSH-së, përmbysja do të vinte sidoqoftë. Pasi ai grupim i PD-së kishte në krah ndërkombëtarët dhe kishte frymë. Nga kjo pishinë, biznesi, media, PD-ja dhe shoqëria civile mund të gjendet kryetari i ri”, tha Xhaferaj.

 

Po ndodh...