Meta takim me qytetarët në Tiranë: Pranvera e ndryshimit ka filluar

19 Mars 2023, 15:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta takim me qytetarët në Tiranë: Pranvera e ndryshimit ka

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorët e njësisë numër 8 në kryeqytet.

Meta shkroi në Facebook se ka biseduar me ta jo vetëm për problematikat që i shqetësojnë por edhe për dëshirën e tyre për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Sot paradite shkuam në njësinë numër 8 në Tiranë, ku pata rastin të takohesha me dhjetëra qytetarë të kësaj zone.

Të bisedoja me ta dhe të dëgjoja prej tyre jo vetëm problematikat që i shqetësojnë, por edhe dëshirën për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Pranvera e Ndryshimit ka filluar”, shkroi ai.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128