Lajme flash

Mirela Karabina: Në drejtimin e Alibeajt, PD siguroi ekzistencën e saj

20 Maj 2023, 18:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Mirela Karabina: Në drejtimin e Alibeajt, PD siguroi ekzistencën e saj

Mirela Karabina, anëtarja e Këshillit të PD-së, ka analizuar në FaxNews, arsyet e humbjes së 14 Majit.

Faktorët kryesorë, sipas Karabinës janë problemet që Partia Demokratike ka pasur gjatë dy viteve të fundit.

Zëdhënësja e fushatës elektorale për Roland Bejkon, ka treguar që synimi i tyre ka qenë sigurimi i ekzistencës së PD-së në zgjedhje, gjë për të cilën thotë se është arritur.

Mirela Karabina: Ne kemi paraqitur hyrjen tonë në fushatë dhe problematikën që PD ka prej një periudhe afro 2-vjeçare. E rëndësishme për ne, në hyrjen e fushatës, ka qenë që në drejtimin e Alibeajt, PD siguroi ekzistencën e saj, sepse pas në atë periudhë 2-vjeçare qëllimi ka qenë asimilimi i PD-së.

Karabina, i quan votat e marra, si vota të bardha, të cilat janë dhënë nga ata demokratë që e dinë se cila është Partia Demokratike që mbart dhe ka si qëllim përçimin e vlerave.

Arritëm të dëshmojmë që PD nuk mund të asimilohet dhe përsëri është artikuluar gjatë fushatës është beteja pas zgjedhjeve. Nëse lexojmë votën, votat që kemi marrë unë i kam quajtur vota të bardha, sepse është vota e çdo demokrati që ka qenë i qartë që kjo PD është ajo që mbart dhe do të përcjellë vlerat.

Sa për faktin, që numri i votave ishte në një diferencë shumë të madhe nga PS-ja dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, madje Roland Bejko arriti të dalë i katërti në garë, pas Arlind Qorit, Karabina argumenton që ky rezultat është ndikuar dhe nga “Lëvizja Foltore”.

Kemi 200 mijë vota minus nga zgjedhjet e 2021 dhe kjo ka arsye. E para është lëvizja foltore e cila arriti ta copëzojë PD-në. PD nuk erdhi si parti e madhe.

Nëse do lexojmë votën do shikonim që kemi vota të njerëzve që i janë bashkuar lëvizjes Foltores,  që do ka dështuar në rrëzimin e Edi Ramës, qëllimin për të cilin ka filluar.

Grupimi i tyre, ka qenë me PL, PBDNJ, janë vota të bashkuara. Kjo ka ndikuar në numrin e votave që kanë marrë. Më vjen keq që demokratët janë të minuar dhe në zgjedhje u tradhtuan nga lidershipi.

Mbi Foltoren, Karabina hedh një pjesë të rëndësishme të fajit për situatën e humbjes përpara mazhorancës, duke qenë se sipas saj, është bërë një propagandë nga lidershipi për të deformuar realitetin dhe për të çorientuar votuesit.

Me lëvizjen Foltore nuk mund të ketë as të ardhme as të tashme, sepse nuk do i çojë drejt pushtetit.  Demokratët e panë dhe janë të zhgënjyer. Vota jonë është e demokratëve që janë më të kthjellët dhe kanë besuar që kjo është ajo bërthama e PD që do jetë e ardhmja.

Unë do doja që PD të kishte vota të konsiderueshme. Mendoj që nëse do kishim bërë politikë jo vetëm në këto javë, do kishim një rezultat tjetër. Demokratët nuk janë bindur, e para nga lëvizja Foltore e cila me një propagandë, sepse janë në hall liderët e këtij grupimi, që kanë qenë prezent nga mëngjesi në darkë duke deformuar realitetin dhe ka bërë që një pjesë të lëkundet.

Nga ana tjetër kemi një paqartësi dhe nga brenda PD-së, kemi pasur deputetë dhe anëtarë që nuk kanë pasur një qëndrim të qartë.

 

Po ndodh...