
‘Morali, arma jonë’/ Shehi: SPAK, vektor pozitiv. Nëse në listat tona ka persona të implikuar, nuk u dalim ‘për zot’

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi formalizuan këtë të hënë koalicionin opozitar të disidentëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Dashamir Shehi i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se SPAK ëshët një vektor pozitiv në situatën aktuale të vendit dhe se ata e mbështesin. Shehi u shpreh se arma e tyre më e fortë është morale dhe nëse në listat e tyre do të kenë persona të tillë, nuk i dalin për zot.
“Nga 2008 e kanë reduktuar politikën vetëm dy parti. Politika duhet të ketë dialektikën e vetë. E dyta, të dyja palët i janë turrur një strukture që po bën diçka pas shumë vitesh. Përditë po arrestohen personazhe, s’ ka ndodhur të ishin politikanë në burg. Atëherë do i mbështesim këta njerëz.
Të vemë një personazh që e meritojmë. Sikur të gjenim një personazh të tretë, sot do ishim bashkë. Ne kemi dalë për zot SPAKut. A është mrekullia e botës, aty mund të ketë dhe të korruptuar. Këta janë vektorë dhe derivati i tyre është pozitiv. Dikush duhet të paguaj për gabimet e veta. Ne mund të kemi në listat tona persona të tillë dhe nuk i dalim për zot. Kjo është arma më e madhe që kemi, armë morale. Nuk është pak në një shoqëri që po e kalon këtë turbulencë. Është korruptuar edhe një pjesë e popullsisë, por një pjesë e shoqërisë beson te vlera.”
-
Sulmet ndaj prokurorit Dado, Zogaj: E nisi Rama, e vijon Erioni
24 Shkurt, 22:39 -
-
-
-

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128