Gazetari Poli Hoxha: Sulmet ndaj SPAK janë strategji për të deligjitimuar institucionin

24 Shkurt 2025, 23:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari Poli Hoxha: Sulmet ndaj SPAK janë strategji për të
Gazetari Poli Hoxha gjatë debatit në emisionin *5 pyetjet* u ndal te sulmet e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, duke vënë në dukje se sulmet ndaj tij dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të delegjitimuar institucionet e drejtësisë.

Ai argumentoi se Berisha, duke e portretizuar Dadon si hero, në fakt po përpiqet të dobësojë autoritetin e SPAK për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij politikë.

'Kjo është pjesë e të njëjtës monedhë.
E ke pyetur veten, në të njëjtën ditë kur sulmon Ols Dadon, del Berisha dhe thotë broçkulla do çojë Veliajn në SPAK që po kërcënon Ols Dado. Dhe thotë në të njëjtën retorikë, kriminel Dumani. Po Dumani është firmosës i asaj dosje. Sepse Berisha është anë e të njëjtës monedhë. Kjo strategji është për të deligjitmuar dhe për të ulur vlerat e institucionit. Nuk e kanë me Dadon apo me Dumanin. Berisha thotë është heroi Ols Dado, por janë dy heronj. E gjitha kjo strategji për ti paraprirë planit, që kanë rrugën politike.'

 

Po ndodh...