Gazetari: SPAK po përgatit goditje të reja, do ketë arrestime të tjera në politikë

24 Shkurt 2025, 23:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari: SPAK po përgatit goditje të reja, do ketë arrestime
Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se SPAK do të ndërmarrë aksione të reja edhe para zgjedhjeve të 11 majit, duke goditur si mazhorancën ashtu edhe opozitën.

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për SPAK, i cili do të vijojë misionin e tij pa kompromis.

“SPAK nuk ka rrugë tjetër, do ta çojë deri në fund detyrën dhe misionin që ka marrë. Besoj se të gjitha kushtet dhe premisat janë që edhe para zgjedhjeve do të kemi goditje në të dyja kampet politike,” tha Ferhati.

Ai shtoi se këto goditje do të jenë aq të forta, sa arrestimi i Erion Veliajt do të kalojë në plan të dytë.

U arrestua Meta në tetor, u fol dy-tre javë, pati debate në studio televizive, dhe shumë shpejt edhe çështja e Veliajt do të harrohet. Ka dy rrugë: Ose palët politike bashkohen për të shkrirë SPAK-un ose për t’i hequr kompetencat, ose duhet të përballen me të,” u shpreh Ferhati.

 

Po ndodh...