
"Berisha donte të miratonte martesat gay!"/ Pinderi rrëfen takimin me Berishën: Do të mbetet në histori, na mbështeti!

Aktivisti Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për takimin me Sali Berishën në vitin 2013, ku ky i fundit është treguar mjaft dashamirës me komunitetin LGBT, madje ka dashur të miratojë edhe martesat gay, ndryshe nga retorika e ashpër që përdor sot.
"Jemi takuar me zotin Berisha në vitin 2013 dhe përne është moment historik, Emri Berisha do të jetë asteriks për librat e historisë së aktivizmit LGBT në Shqipëri. Kur e kemi takuar Berishën asnjë politikan nuk kisthe guximin të qëndronte në një zyrë me ne, madje për të bërë fotografi siç kemi bërë me zotin Berisha.
Mu desh të hapja arkivin tim për të parë çfarë na tha. Përpara se të takoheshim me Berishën, kishin ndodhur dy gjëra të rëndësishme për LGBT, të dyja produkete të zotit Berisha. Partia e zotit Berisha dekriminalizoi homoseksualitetin. Ka patur kontribut të aktivistëve lokalë, që nuk ishin haptazi por ishin të ndihmuar edhe nga albanologu Rober Elsie, që ka patur rol kyç për të fuqizuar atë komunitetit të vogël.
Dhe në vitin 2010 një kontribut thelbësor që mbetet ndër gjërat më të mira, ligji kundër diskriminimit, është miratuar në mënyrë unanime me votat e Partisë Demokratike. Të gjithë në PD kanë votuar pro përveç Mesila Doda dhe Tritan Shehu. Ai ligj sjell edhe konceptin e identitetit gjinor, mbron nga diskriminimi. Në takim, Berisha na ka thënë jam i gëzuar që dilni publikisht, sepse më vinte keq që nuk dilnit publikisht. Na ka thënë me respekt, që sa respektonte faktin që ishim të vërtetë ndaj vetes tonë dhe kauzës tonë. Na ka thënë që deklarata si ato të Ekrem Spahiut janë të papranueshme.
Na ka thënë se do të mbështeste të gjithë përpjekjet tona për një shoqëri të drejtë. E kemi pyetur për martesat e të së njëjtës gjini, sepse kishte thënë në mbledhje qeverie, që do ti bëjmë. Ai e bënte për pragmatizëm, dontë të vinte në lojë Edi Ramën, të tregohej para amerikanëve që ishte progresist, kishte aktivistë të shoqërisë civile që përpiqeshin ta lidhnin figurën e Berishës edhe me të drejtat e njeriut. Bëri pak shaka, për të tallur zotin Rama dhe tha pse akoma nuk martoheni dot ju, për pak humor dhe tha që ishte ekspozuar ndaj një familje gej dhe besonte se askush nuk ka të drejtë si ndalojë, të krijojnë familje.
Një informacion që nuk është thënë ndonjëherë. Berisha në vitin 2009 nuk ka takur Soros, por Boris Ditrik, që ka qenë king-maker me partinë e vet dhe ka propozuar disa ligje progresive. Në takim, të dy sëbashku Berisha e pyet se cilat ishin kontributet kryesore të tij në politikën hollandeze dhe ai thotë kam legalizuar prostitucionin, për të mbrojtur gratë nga trafikuesit, kam legalizuar përdorimin e drogës sepse lufta kundër drogës kishte dështuar dhe kam qenë i pari që ka propozuar ligjin për martesat gay, duke bërë Hollandën vendin e parë. Berisha tha kjo e treta më duket interesante, këtë duam të bëjmë edhe ne. Ai pas këtij takimi ka propozuar që do e bëjmë edhe ne këtë punën e martesave. E ka bërë për konsum politik, për të tallur pak Ramën, por pavarësisht arsyes pse e ka bërë… Pa këtë deklaratë të zotit Berisha nuk do të dilja edhe unë kështu.
Unë preferoj të mbaj mend zotin Berisha të 2009-2010 dhe 2013. Ky Berisha aktual mund ti sjellë disa vota, por duket i importuar në një realitet që nuk ka lidhje me realitetin shqiptar", tha Pinderi.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128