
Konflikt në kufirin Kenia-Etiopi: Zhduken 22 peshkatarë, dhjetra të vdekur

Një përplasje e dhunshme mes peshkatarëve etiopianë dhe kenianë përgjatë lumit Omo ka shkaktuar humbje të mëdha në të dy anët e kufirit.
Autoritetet konfirmuan se 22 kenianë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 13 persona kanë humbur jetën në anën etiopiane.
Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të Kenias, Jeremiah Lomorukai, përleshja ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonat Lopeimukat dhe Natira.
Policia e qarkut raportoi se 15 varka janë vjedhur, ndërsa gjashtë peshkatarë etiopianë u shpëtuan dhe u rikthyen në vendin e tyre.
Nga ana etiopiane, kryeadministratori i qarkut Dasenech, Tadele Hatte, konfirmoi se 13 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, qeveria keniane ka forcuar masat e sigurisë përgjatë kufirit dhe po bashkëpunon me autoritetet etiopiane për të gjetur të zhdukurit.
Ministri i Brendshëm i Kenias, Kipchumba Murkomen, deklaroi se qeveria do të krijojë një postë kufitare për të rritur kontrollin dhe sigurinë në zonë.
Konfliktet e mëparshme në këtë rajon kanë përfshirë bastisje të bagëtive dhe përplasje të herëpashershme mes komuniteteve Turkana dhe Dassanech, të cilët ndajnë aktivitete ekonomike si blegtoria dhe peshkimi.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128